.
. Kësaj rradhe, e braktisa Père Noël-in tuluzan me gjithë dhuratat e tij dhe pasi urova dhe më uruan joyeux noël , mora rrugën.. Si edhe herë të tjera, erdha në Spanjë, në Palma de Mallorca për të festuar ndrrimin e viteve - për t'u përshëndetur me Los Reyes Magos palmiotë.
. Thjesht për të respektuar zakonin lokal, prita që të ve të dy këmbët në vitin e ri për t'ju uruar të gjithëve - në gjuhën e vendit :
.
. Feliz Año Nuevo 2009.
.
. Qoftë një vit i lumtur dhe i begatë. Së pari me shëndet, pasi pa këtë të uruar asgjë nuk vlen. Së dyti me evro-lekë, qoftë edhe për të mirëmbajtur të parin. Së treti me dashuri, e cila teorikisht
nuk varet as nga shëndeti as edhe nga evrotë.
nuk varet as nga shëndeti as edhe nga evrotë.. Por mbi të gjitha, një vit me ëndrra (pasi do të na nevojiten fort në ditët e vështira që priten)dhe së fundi me shpresë, që ëndrrat të mund të realizohen. Në këtë pikë, jam po aq entuziast sa edhe poeti:
.
.
. Ma la televisione ha detto che il nuovo anno
. porterà una trasformazione
. e tutti quanti stiamo già aspettando
. sarà tre volte Natale e festa tutto il giorno,
. ogni Cristo scenderà dalla croce
. anche gli uccelli faranno ritorno.
.
. Ci sarà da mangiare e luce tutto l'anno,
. anche i muti potranno parlare
. mentre i sordi già lo fanno.
.
. E si farà l'amore ognuno come gli va,
. anche i preti potranno sposarsi
. ma soltanto a una certa età,
. e senza grandi disturbi qualcuno sparirà,
. saranno forse i troppo furbie i cretini di ogni età.

1 commentaires:
feliz novidad edhe ti :)
Enregistrer un commentaire