"...në lidhje me këtë univers shqiptar që merr format e një labirinti,
nuk mund të merret guximi të shtrohen pyetje qoftë edhe të thjeshta në pamje,
pa patur bindjen që përgjigja mund të trondisë dhe të rrëzojë një ndërtesë të tërë të të menduarit,
një sistem të tërë të ngritur mbi bazën e paragjykimeve ose të vrojtimeve të ngutura"
.
Dashur padashur, historia imponohet vetvetiu si çelës i çdo misteri, si një sumum njohjeje objektive dhe jashtëpersonale meqënëse përfaqson tretjen shumëshekullore të fateve individuale dhe të qëllimeve kolektive – pavarësisht se me anë të saj, historianët shqiptarë të të gjitha kohrave « kanë justifikuar çka kanë dashur ». Sidoqoftë, ajo shërben vetëm si lëndë e parë, si një ind i dendur i cili përmbyll në strukturën e tij hermetike një varg pyetjesh të mbetura prej kohësh pa përgjigje bindëse : nga vijnë Shqiptarët ? përse pjesa më e madhe e tyre përqafoi fenë myslimane ? përse ata ishin të fundit që u shkëputën nga perandoria otomane ? përse ata shkëmbyen Republikën me Monarkinë e Zogut ? si mundi një grusht komunistësh të marrë pushtetin brenda tre vjetëve ? ç’don të thotë « nacional-komunizmi » i Hoxhës ? përse komunizmi mundi të rrënjosej kaq thellë në vendin e Shqiponjave ? Cilët janë përbërësit e përzierjes « magjike » që shëndrron një kardiolog të zot në burrë Shteti, një komunist model në babain e Demokracisë, një ikonë tê përgjëruar në tabelë qitjeje ? përse Kosovarët ishin të fundit që braktisën Jugosllavinë në agoni ? për ç’arësye shoqëria postkomuniste zgjodhi si mënyrë mbijetese ekonominë e nëndheshme të trafiqeve, të krimit të organizuar ose të korrupsionit ?

Wednesday, November 26, 2008

Kapitalizmi dhe demokracia.. për ne, naivët.

.
. (mendime pas leximit të " Zgjedhja e vështirë: kapitalizëm apo demokraci? " nga A. Civici.)
.
.
. Në se kurioziteti më shtyu drejt artikullit të Z. Civici tek " Peshku pa Ujë " - me gjithë indiferencën e plotë të lexuesve të tjerë zakonisht fort të vëmendshëm, vetëm renditja e disi e pazakontë e ideve si edhe përfundimet e nxjera më detyruan t’a lexoja deri në fund.
. Ndërkohë intuita më shtyu t’a rregjistroja diku në kompjuter gjurmën e tij për t’ju rikthyer më vonë. Jo thjesht sepse se e kish shkruar një prej ekspertëve më të mirë të financës por në rradhë të parë, sepse e kisha të vështirë të gëlltisja pa përtypur atë logjikën e tij. Aq më tepër kur nuk i përkas klanit të liberalëve të bindur dhe të pakorrigjueshëm.. Pra, deri-diku, ishte e natyrshme që të vihesha në kërkim të të tjerave referenca dhe artikujsh për të zhvilluar një përqasje disi tjetër. Deri sa rashë në shkrimin e z. Ivan Krastev, Drejtorit të Qendrës për Strategjitë Liberale të Sofjes : " Démocratie et capitalisme : séparation des deux jumeaux ". Për fat, e njoh shqipen e nënës time dhe atë të z. Civici, ndërkohë që njëzet vjet jetë në vendin e Frengjve më kanë ndihmuar të lexoj gjuhën e tyre – të paktën aq sa të pikas se kjo historia e ndarjes së binjakëve nuk është thjesht një traditë popullore bullgare. Për kusurin, ja le rradhën lexuesve. Ose t’i vihen frëngjishtes ose të më bëjnë besim.
.
.
. * * *
.
.
. Si fillim – dhe për të ndihmuar të gjithë ata që e kanë kohën të kufizuar, po përqas dy tekstet në fjalë në formën e tyre brut. Pa ditur kush është autori " origjinal ", nuk po mar mundimin të përkthej tekstin (në frëngjisht) të Ivan Krastevit. Pasi, ndoshta egziston edhe varianti i tij anglisht për anglofonët. Por ka mundësi që të jetë liberali bullgar që ka huazuar mendimin politiko-ekonomik shqiptar. Sidoqoftë, do të kisha preferuar që, njeri të kish cituar tjetrin, thjesht për hir të autorësisë. .
.
. …. Selon le sociologue allemand Claus Offe, “ l'économie de marché ne peut démarrer que dans un contexte pré-démocratique ”. Et le politologue polonais renommé et militant de Solidarność, Jadwiga Staniskis, était convaincu que " tant que les fondations économiques d'une authentique société civile font défaut, la mobilisation massive de la population n'est possible que sur des axes nationalistes ou fondamentalistes ".
. En résumé donc, l'Europe centrale paraissait condamnée à choisir entre le socialisme de marché et le capitalisme autoritaire….
.
. L'expérience de l'Europe centrale doit également, dans une certaine mesure, ëtre repensée. Un an après l'adhésion des nouvelles démocraties de la région à l'Union européenne, on a assisté à une montée du populisme et du nationalisme avec tous les remous que cela comporte. Le mécontentement à l'égard de la démocratie augmente et, d'après le sondage mondial Voice of the People 2006, contrairement à toutes les attentes, l'Europe centrale est la région du monde où les gens se montrent les plus sceptiques quant aux mérites de la démocratie.
. Dans toute la région, le public se méfie des politiciens et des partis politiques. La classe politique est perçue comme corrompue et égoïste. La transition qui a été une réussite retentissante pour l'Europe centrale a aussi abouti à une rapide stratification sociale, dont beaucoup souffrent actuellement alors qu'en bénéficient quelques heureux privilégiés.
. Il y a 20 ans, les théoriciens craignaient que les jeunes démocraties ne prennent pas goût au capitalisme. Ce que nous constatons à présent, c'est que la plupart des populations d'Europe centrale font davantage confiance aux forces du marché qu'aux urnes. (Krastev)
.
.
. …. Sipas sociologut gjerman Claus Offe, "ekonomia e tregut nuk mund të zhvillohej në një kontekst jodemokratik", ndërkohë që edhe politologu i njohur polak, J.Staniskis nënvizonte se "sa më të dobëta të jenë themelet e ekonomisë dhe të shoqërisë civile në një vend, mobilizimi i popullsisë në mbështetje të politikës së zhvillimit dhe liderit mund të bëhet vetëm mbi akse nacionaliste ose populiste".
. Pra, të gjitha shanset duket se ishin që Evropa Qendrore, Lindore dhe ajo Juglindore ishin të destinuara të zgjidhnin ndërmjet "socializimit të tregut" (fillimisht i përmendur dhe glorifikuar aq shumë nga regjimet komuniste në këto vende, të cilat tentonin të bënin reforma, por pa prekur thelbin e sistemit) dhe kapitalizmit autoritar që shpesh identifikohej me "kapitalizmin e egër"….
.
. Eksperienca e deritashme e Evropës Qendrore, Lindore dhe asaj Juglindore përfshirë këtu edhe atë Shqiptare, duhet vlerësuar me kujdes. Vetëm 2-3 vjet mbas një anëtarësimi masiv të shumë vendeve të këtyre rajoneve në BE dhe prag-anëtarësimi të disa të tjerave, vihet re një rritje e dozave të populizmit dhe autokracisë në gjithë spektrin e funksionimit demokratik të tyre. Sipas një sondazhi të "Voice of the People", ndryshe nga parashikimet e disa viteve më parë, vendet në tranzicion ose të sapo dalë prej tij, janë vendet ku njerëzit rezultojnë nga më skeptikët në lidhje me meritat e demokracisë.
. Publiku nuk ka besimin e duhur tek klasa politike dhe partitë politike. E ushqyer dhe nga një luftë politike në mjaft raste krejt e pa principtë ndërmjet liderëve dhe partive politike, klasa politike në këto vende konsiderohet si "e korruptuar dhe tërësisht egoiste për të mbrojtur privilegjet dhe interesat e saj të ngushta". Fundi i tranzicionit nuk u kurorëzua me një zhvillim të përgjithshëm e të ekuilibruar ekonomiko-social, por me një diferencim të madh social e territorial.
. Shumë vite më parë, në fillimet e tranzicionit, teoricienët dhe analistët e tij kishin frikë se "demokracitë e reja nuk do ta shijonin shpejt shijen e tregut të lirë dhe kapitalizmit", por ajo që konstatohet rëndom sot, është konkluzioni se të gjitha këto vende "kanë më shumë besim te forcat e tregut se sa te kutitë e votimit dhe klasa politike për të arritur mirëqenien dhe zhvillimin e tyre". (Civici)
.
.
. * * *
.
.
. Përtej çështjes të ngjashmërive binjake, leximi i tekstit të Krastev-Civicit ngre disa probleme fort interesante, më i mprehti ndër të cilët është padyshim ai i ambivalencës mes demokracisë dhe kapitalizmit. Ose i thënë ndryshe i ndërvarësisë reciproke mes një sistemi politik, të përcaktuar sipas formulës së shquar të Abraham Linkolnit " qeverisja e popullit, prej popullit, për popullin " dhe një sistemi ekonomik dhe juridik si kapitalizmi, motori i të cilit është kapitali, prona private dhe kërkimi i fitimit.
.
. Personalisht, e kam të vështirë të ve shenjën e barazvlerës mes dy koncepteve të tilla sociologjike, të cilave nuk ju njihet ende nëna e përbashkët. Bile edhe historikisht, ato jo vetëm nuk kanë lindur njëkohësisht por edhe a priori, nuk kanë nevojë për njeri tjetrin që të egzistojnë. Shumë-shumë mund të pranoj se në epokën e sotme ato paraqiten si bashkëplotësuese… nën optikën e liberalëve. Megjithëse Civici këtë bashkëjetesë e quan " simbiozë të domosdoshme " jam i detyruar t’i rikujtoj se simbioza nuk është aspak atribut i binjakëve dhe në lami të tjera, ajo karakterizon thjesht një modus vivendi, një bashkësi të qëndrueshme dhe reciprokisht përfituese mes dy organizmash – ose sistemesh, te imponuar nga faktorë endogjenë sipas të cilit, edhe trupa aq të ndryshëm sikurse alga dhe këpurdha jetojnë brenda likenit. Sa për cilësorin " e domosdoshëm ", do të ish më mirë t’a ripagëzonim " të detyruar " pasi, krahas mendimit liberal, konstatoj se të tjera rryma mendimi insistojnë në kontradiktën themelore mes tyre. E tillë është për shembull ideja e Noam Chomsky që vëren se liria e qarkullimit të kapitaleve qëndron në marrëdhënie të kundërta me liritë demokratike. Pasi sipas tij, " e drejta e votës " që i akordohet investitorëve që tashmë kanë në dorë të shembin ekonominë nëpërmjet tërheqjes së kapitaleve, ështe ekuivalente me ndalimin e politikave që mund të shkojnë ndesh me interesat e tyre – dhe në këtë pikë ai citon Keynes, negociatorin britanik në Bretton Woods, i cili konsideronte se suksesi më i madh i asaj Konference ishte pikërisht mundësia e dhënë Shteteve për të kufizuar qarkullimin e kapitaleve.
.
. Me fjalë të tjera – dhe kësaj rradhe nuk është më Chomsky që flet, por një sociolog lambda francez – logjika demokratike i përket sferës publike, qoftë për faktin se ajo pjesëmerr në shëndrimin e individit në subjekt politik, qoftë edhe për tjetrin se ajo strukturon shoqërinë në kolektiv politik. Pra, kjo logjikë shprehet si thelbi vetë i egzistencës sociale. Në të kundërt, logjika kapitaliste i përket sferës private pasi ai njeh vetëm interesin privat dhe bazohet mbi konkurrencën. Subjekti kapitalist nuk mund të konceptohet jashtë pronës dhe marrëdhënieve të pronësisë, ndërkohë që e vetmja lidhje sociale mes të tjerë subjektesh realizohet vetëm nëpërmjet tregut dhe administrohet nga ligjet e shkëmbimit, të vlerës dhe të kapitalit. Jam gati të kritikoj frymëzimin neomarksist të ketyre autorëve si edhe të ve në pah thekset altermindialiste të një arsyetimi të tillë. Por, duhet të tregojmë të njejtin sinqeritet intelektual për të pranuar se ai mbetet i vetmi që sjell një përgjigje koherente pyetjeve si ato të Civicit – dhe të të tjerëve shqiptarë, të lindura në fillimet e procesit të tranzicionit : " kush do të përvetësohej më shpejt: demokracia apo ekonomia e tregut dhe kapitalizmi? "... " cili do ecte më shpejt duke tërhequr mbas vetes tjetrën? ". Në këtë mënyrë, edhe përgjigjja që arritëm të marim vetëm mbas 17 vitesh tranzicioni, pra " se në Shqipëri dhe përgjithësisht të gjithë popujt e këtij grupi vendesh e dëshirojnë dhe janë shumë më të kënaqur nga tregu i lirë sesa nga demokracia " ndoshta do t’a kishim nuhatur me kohë, që në ato vitet e para të vendosjes së pushtetit të Partisë Demokratike. Për të vetmen arsye se gjithkush sheh me parësi interesin e tij privat që e shtyn të dashurojë kapitalizmin, përpara se të dhurojë kohën e tij, mjetet e tij intelektuale apo edhe materiale, në dobi të kolektivit politik, bartës i demokracisë.
. Sikundër dhe ne epoka të tjera historike, mes të tillash sisteme vlerash të ndryshme qoftë edhe bashkëplotësuese si ato të sferës publike dhe të sferës private, i vetmi agjent që mendja njerëzore ka mundur të krijojë për të realizuar sintezën e nevojshme apo të detyrueshme është Shteti. Është pikërisht ky arbitër që mundohet të martojë interesat, të sheshojë kontradiktat, të realizojë rishpërndarjen, të balancojë politikat, të përqasë pikpamjet apo të pajtojë antagonistët. Pavarësisht faktit se sa është ai në gjendje të përmbushë kontratën.
.
.
. * * *
.
.
. Roli dhe funksionet e Shtetit gjatë tranzicionit postkomunist përbëjnë bërthamën e problemit të dytë që ngrihet pas leximit të teksteve të mësipërme. Gjithkush, bile edhe një ekonomist si Civici, është në gjendje të konstatojë se ajo " loja e ekuilibrit ndërmjet demokracisë dhe kapitalizmit " është e brishtë dhe duhet një energji e konsiderueshme për t’a realizuar, mjete financiare të rëndësishme, vullnete politike të mëdha, për të mos thënë një konsensus të gjerë si edhe një kontratë sociale mes forcave në lojë. Edhe pa analizuar situatat specifike të të gjithë vendeve ish-socialiste, mjafton të kqyret përvoja 17 vjeçare shqiptare, ende e pakryer, ende e mangët – gjithmonë e vonuar. Përse një rezultat i tillë ? Po qe se besojmë Civicin, ishin " kultura, traditat, cilësia e politikës dhe liderëve të saj, aftësia e shoqërisë civile për të qenë faktor dhe ekspertiza e cilësia e akademikëve të një vendi ato që përcaktuan ecurinë e raporteve ndërmjet ekonomisë së tregut dhe demokracisë në çdo vend ". Siç duket, ky zbulim i rrënjëve të te keqes shërben si alibi e deficitit demokratik, aq më tepër kur adaptimi me ekonominë e tregut dhe me vetë kapitalizmin e ka kaluar provën e zjarrit. Si shpjegohet atëhere ky fenomen karakterizon jo vetëm Shqipërinë por gjithë grupin e vendeve ish-komuniste ?
.
. Gabohem ndoshta rëndë, por sidoqoftë, analiza ime e ngjarjeve ndjek një logjikë tjetër, të ndryshme nga ajo e Krastev-Civicit. Duke ju rikthyer një shkrimi tashmë të vjetër, po shkëpus prej tij një pjesë të tërë për t’a vënë nën shqyrtimin e lexuesit :
.
.
. … Nga momenti që rënia e komunizmit ishte kthyer në një konstatim banal, asnjeri nuk dyshonte më se e vetmja zgjidhje që i ofrohej ansamblit të vendeve ish-komuniste ishte ajo e vendeve të tjera të Evropës, pra kapitalizmi. Në të vërtetë, frazeologjia zyrtare e epokës evitonte me kujdes përdorimin e këtij termi të fundit, qoftë për shkak të një bestytnie të vjetër që rikujtonte pa dyshim atë shprehjen e dashur të Marksit lidhur me " shfrytëzimin e njeriut nga njeriu ", qoftë për arsyen tjetër që dy sistemet nuk ofronin të njëjtat barazvlera, veçanërisht në termat e ideologjisë, të vlerave të pastra morale ose të idealeve sociale. Ndërkohë që pjesa dërrmuese e mendimtarëve – politikanët – preferonin të flisnin kryesisht lidhur me referenca të reja sikundër ishte rasti i tregut dhe i demokracisë, pjesa tjetër – ekspertët ekonomistë – këmbëngulnin lidhur me aftësitë e çuditshme të adaptimit të sistemit kapitalist, që e lejonte të çfaqte mes të tjerash edhe një fytyrë njerëzore.
.
. Menjëherë pas përcaktimit të kësaj diagnoze, u duk në mënyrë të kthjellët që pas një gjysëm shekulli të egzistence të veçuar në gjirin e sistemeve politike antagoniste dhe ndarjeje me perde ose me mure, çdo sekondë që kalonte ishte e tepërt dhe që sa më shpejt të bëhej bashkimi – për të mos thënë shkrirja – aq më mirë do të ishte për të gjitha palët. Në këtë fazë fillestare, sejcila nga këto palë bënte llogaritë e veta dhe numëronte përparësitë : vendet e përëndimit mund të përgëzonin vetvehten për zhdukjen përfundimtare të kërcënimit ushtarak që vinte nga Lindja, nga perspektivat që i krijoheshin ekonomisë civile nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve të kushtuara sistemit të tyre të mbrojtjes, nga përparësitë ekonomike në drejtim të investimeve që kërkonte tregu i vendeve të Lindjes ndërkohë që kampi tjetër, ai i ish-vendeve komuniste, mund të ëndërronte lidhur me mundësitë që do të ofroheshin për të rindërtuar ekonomitë kombëtare, për të ristrukturuar shoqërinë mbi bazën e vlerave të reja dhe së fundi, për të rritur nivelin e jetesës të qytetarëve të tyre. Duke shembur atë mur të frikshëm në fundin e viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, njerëzit e thjeshtë i kishin dhënë mundësi elitave të tyre të skiconin konturet e një porte që do t’i shpinte në parajsë ndërkohë që si kundërvleftë të hyrjes, atyre ju duhej të braktisnin çdo gjë që ju kujtonte epokën e vjetër.
.
. - Së pari, meqënëse përdorimi i " normës " së tranzicionit e përpunuar nga ana e FMI jepte rezultate të ndryshme, sipas llojit të vendit të Evropës Qëndrore dhe Lindore, kjo gjë sugjeronte që kalimi nga socializmi në kapitalizëm mund të ndjekë rrugë të ndryshme – në vend të një tranzicioni standard, ishte e udhës të flitej për pluralizëm tranzicionesh.
.
. - Së dyti, ky model një-përmasor, i bazuar mbi Konsensusin e Uashingtonit përshtatej fort keq me realitetin e vendeve ish-komuniste në fazën e tranzicionit. ; për të qenë konform qoftë edhe me përvojën e dikurshme të vendeve të Amerikës Latine ose të Evropës jugore, ai duhej imagjinuar si një tranzicion i dyfishtë (ekonomi e tregut dhe demokraci). Por dobësitë e institucioneve dhe shkrirja e Shtetit, aq karakteristike për vendet e interesuara, sugjeronte një përmasë suplementare – atë të shoqërisë civile – duke kaluar kështu në një tranzicion të trefishtë, bile edhe në një të katërfishtë po qe se do të marrim parasysh zgjimin e problemit kombëtar dhe etnik.
.
. Ja pra, vetëm pak vite më vonë, çështja e tranzicionit çfaqet jo vetëm me kohëzgjatje të madhe, por goxha më e shtrenjtë dhe ç’është me e keqja, mjaft më e ndërlikuar se sa dukej : në vend të një porte, kalimi drejt parajsës aq të dëshiruar kish marrë pamjen e një grille ku për të kaluar duhet të jepje prova të progreseve të kryera, sipas normave të vendosura nga zotërit e parajsës. Përse ky tranzicion ishte kaq i zorshëm dhe i lodhshëm për dikë ndërkohë që ecte pothuaj vetë për një tjetër ? Përtej interesit akademik, përgjigja duhet të sjellë elementë të njohjes me qëllim readaptimin e politikave të ndjekura dhe optimizimin e instrumentave të ndërhyrjes pasi, një varg treguesish konfirmonte dyshimin se ky proces mund të çonte drejt situatave vështirësisht të kontrollueshme për të mos thënë kritike. Evropës do t’i duhej të mësohej me mospërputhjen flagrante ndërmjet fjalimit zyrtar të aktorëve politikë lokalë, premtimet e të cilëve janë në proporcion të drejtë me ndihmat financiare, dhe realitetit prezent fort pak të përshtatshëm për zbatimin e vlerave, të normave dhe të praktikave demokratike.
. U desh së fundi që edhe institucionalistët të zbresin në terren për të nënvizuar rëndësinë e veçantë të peshës të të kaluarës dhe me këtë rast, të propozonin përdorimin e konceptit të ndikueshmërisë të udhës, të path-dependency. Tashmë, me marrjen parasysh të veçorisë historike hapet një kapitull i ri : ai i rolit të infrastrukturës politike publike, të Ligjeve dhe të politikave lokale. Ndërkohë që " shkenca e tranzitologjisë " fillon dhe interesohet për Shtetin pas-komunist jo sikur të ishte një karkasë e destinuar të flaket në hedhurinat e Historisë por si një strukturë në kantier, institucionet evropiane ishin të detyruara të ndërronin fund e krye metodën. Sikundër ato " dadot ", ata duhej të kujdeseshin nga afër për " çamarrokët " e pabindur, njëkohësisht duke ju mësuar sjelljet e mira, duke i përgëzuar për arritjet dhe duke i ndëshkuar për gabimet, bile bile duke i shtrënguar që të mos i përsërisin për të dytën herë. Ai kalimi aq përgjëruar tashmë kish katandisur në një vrimë gjilpëre, e zvogëluar me qëllim që të pengonte kalimin e gamiles pasi në të vërtetë, ajo parajsa që mezi shquhej diku larg ishte vetëm për të pasurit.
.
. Në të vërtetë, Shteti pas-komunist kish fare pak gjëra të përbashkëta me modelin e llustrosur të sivëllait të tij perëndimor. As i stabilizuar as edhe i konsoliduar ; i tërhequr drejt një dinamike të paqëndrueshme nga forca politike, nga grupe interesi, bile dhe nga individë të veshur me pushtet ; i pompuar me direktiva që vijnë nga larg dhe që i kërkojnë njëkohësisht, korrektësi financiare, praktika ligjore transparente si dhe qëndrime të arsyeshme në planin lokal, rajonal bile edhe internacional ; në mungesë të vazhdueshme të mjeteve të veta të prekshme për të ndërmarrë aksione ekonomike ose sociale afatgjata ; i detyruar të pranojë moskokëçarjen e funksionarëve, harbutllëkun e burokratëve, kapriçot e udhëheqësve dhe pisllëqet e biznesmenëve të tij, ai segmentohet në një mori qendrash ku merren vendime ndërkohë që sejcila prej tyre për llogari të vet, ushtron autoritetin, aplikon politikat e saj dhe rrezaton ndikimin e saj. I coptuar dhe i shpërbërë në këtë mënyrë, ai shëndrrohet në një gjah i lehtë për partitë politike që ripërtërijnë papushim strukturat e tyre sikundër dhe funksionarët, sipas ritmeve të ambicioneve elektorale dhe të praktikave të tyre partizane. Nga momenti që Evropa kish ndezur fitilin e shpresës, kjo makinë e brishtë të cilës i tundeshin të gjitha vidat dhe rrotullat u vu në lëvizje, duke ndjekur me nuhatje erën e parave. Në rast se do të ngatërronte rrugën dhe nuk do të gjendej në hyrje të atij udhëkalimi të lumtur, ajo rrezikonte të përfundonte në të tjera " parajsa të humbura " ose do të përplasej kundër murit, siç ishte rasti i Republikës së Tretë të Berishës që u thye kundër murit të revoltës popullore.
.
.
. * * *
.
.
. Cilidoqoftë pozicionimi i analistit, përkatësia e tij në një familje politike apo në një rrymë mendimi, objektivi i tij parësor mbetet përçimi i një përqasjeje, hapja e një debati dhe ndeshja e pikpamjeve në të mirë të një auditori, ndoshta ende i pamësuar, ende i paformuar por aspak naiv. Jam gati t’i hyj këtij debati, bile edhe të pranoj disfatën.. por me kusht që të dij me kë ndeshem. Me Krastevin apo me Civicin ?

4 comments:

dionixhi said...

Pershendetje! Shume faleminderit per komentin ne blogun tim, qe fatkeqsisht per arsye mungese kreativiteti per shkak se ben ftohte dhe trrute me jane thare, nuk po mundem me te shkruaj gje! Gjithsesi, sapo te mundem do shkruaj dicka! Interesante edhe mendimet e tua, e po ashtu edhe blogjet e tjera qe me sa pashe ishin disa! Pyes, si mundesh te menaxhosh kaq shume blogje!
Faleminderit edhe qe ke linkuar blogun tim tek i joti!

Anonymous said...

really appreciate YOU -- thanks a lot!

Anonymous said...

Obtain and pick some good things from you and it helps me to solve a problem, thanks.

- Henry

Anonymous said...

I like it very much!

 
Përjetësisht të Panjohur