. Që në krijimin e tij, blogu "Përjetësisht të Panjohur" u paraqit si një blog dygjuhësh shqip -frëngjisht. Ideja ishte tërheqëse, aq më tepër në këtë fazë kur ende nuk dihej se çka do të përmbante, se ç'natyrë do të kishin shkrimet... . . .. Më tej, me botimin e shkrimeve të para dhe me krijimin e rubrikave të përhershme si "Metafizikë e Qenies" ose "Histori dhe Mite", u pa se kjo ide ishte e pamundur të realizohej në praktikë, pasi përveç shkrimit duhej të bëhej edhe përkthimi, përveç idesë duhej përpunuar edhe përshtatja e saj. Në këtë fazë të zhvillimit të tij, blogu braktisi gjuhën e "thjeshtrës" dhe u përqëndrua në gjuhën e "nënës". . .
.
. Veçse, familja e "thjeshtrës" jo vetëm është e madhe në numër por edhe thuaj injorante në punët e shqipove, të cilët herë herë i ve diku andej nga Lindja, herë herë i quan - në mos barbarë - të paktën "të papërfillshëm", ndoshta nga injoranca ose dhe nga kryelartësia, dy sëmundje tipike franceze. Zaten, kush është kryelartë është edhe deri-diku injorant - dhe anasjelltas. . Unë preferova t'i quaj shqiptarët "të keqnjohur - méconnus" të përjetshëm. . .
.
. Për fat, blogu i ri në frëngjisht nuk është kopje e thjeshtë e atij në shqip, pavarësisht se titujt dhe imazhin hyrës e kanë të njejtë, pasi shkrimet e botuara në to janë të ndryshme. Për t'u bindur mjafton të kqyren - ose të lexohen (për ata që dinë frëngjisht). . Kqyrje (lexim) të mbarë !
Voici la suite - Ja edhe vazhdimi

0 comments:
Post a Comment